11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ miraton fletën e votimit për 11 majin, Celibashi: Gati një muaj para fushatës

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Komisioneri Ilirjan Celibashi tha se është arritur një marrëveshje mbi përmbajtjen e fletës së votimit dhe se janë bërë disa korrektime për kandidatët me dy mbiemra, siç kërkoi përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu.

“Vendimmarrja e sotme konsistonte në përmbajtjen e fletës së votimit. Si do ishin kandidatët dhe si do shfaqeshin në fletën e votimit. Duke marrë në konsiderate propozimin e zotit Logu do ta miratojmë fletën e votimit për të 12 qarqe, duke bërë këto korrektimet e kandidatëve me dy mbiemra. Kjo do të jetë përmbajtje e fletës së votimit. Kjo është për Tiranën, ndërsa për qarqet e tjera do të bëhet publike.

Qëndron argumenti për të patur një njëtrajtshmëri në shkrimin e emrave të kandidateve dhe cdo gjë tjetër që lidhet me kandidatët.

Ajo që ngelet e rëndësishëm për kandidatët dhe forcat politike është që si asnjëherë tjetër më parë kanë përmbajtjen e fletës së votimit gati 1 muaj para fillimit të fushatës. Ndonjëherë na është dashur që të jetë fleta e votimit edhe në fushatë”, tha Celibashi.

Celibashi gjithashtu shtoi se fleta e votimit për diasporën do të jetë gati në javën e parë ose të dytë të prillit, duke e mundësuar shpërndarjen e saj për votuesit jashtë vendit.

“Besoj që ne do të mbyllim procedurat e përzgjedhjes së kompanisë që do bëjë printimin dhe besoj fillimi i javës së parë ose të dytë do fillojë shpërndarja në diasporë. Mund të fillojë edhe pak më herët nëse ia dalim që procesi i printimit jashtë vendimit të prodhohet më shpejt. Votuesit nga jashtë do të kenë jo më pas se një javë kohë që ta kenë fletën e votimit për të bërë përzgjedhjen e tyre”, u shpreh Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit