-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manastirliu dhe Nagavci firmosin për miratimin e nivelit të tretë të gjuhës amtare

Kryesoret

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe homologia e Kosovës Arbërie Nagavci kanë firmosur urdhrin për miratimin e nivelit të tretë të gjuhë amtare.

Manastirliu u shpreh se është e kënaqur që tekstet do të jenë në duart e fëmijëve dhe mësuesev në vitin e ardhshëm akademik.

“Për ne ky është një tjetër hap drejt mësimit të standardizuar të gjuhës shqipe përmes këtyre teksteve, të cilat janë të unifikuara, të standardizuara. Jam e kënaqur gjithashtu që këto tekste do të jenë në duart e fëmijëve dhe të mësuesve duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, gjithashtu duke pasur në dorë edhe abetaren dhe tekstin për Nivelin I, II dhe III që ne sapo firmosëm së bashku.”, tha Manastirliu.

Ndërsa Nagavci tha se “Gjatë këtyre katër viteve të fundit, bashkëpunimi në fushën e arsimit me Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit, këtu me ministren Manastirliu, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe tashmë kemi shumë rezultate në këtë drejtim, pasi finalizimi i abetares së përbashkët, tekst me të cilin mësojnë të gjithë vogëlushët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe disa komuna të Maqedonisë së Veriut dhe tashmë edhe fëmijët atje në mërgatë, tashmë finalizuam edhe tekstin e III “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, tekste me të cilat do të mësojnë të gjithë fëmijët tanë në mërgatë, duke kompletuar kështu të gjitha nivelet e kurrikulës për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit