-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta babai i ish-Presidentit Thaçi, Meta: I pikëlluar

Kryesoret

Ish-Presidenti Ilir Meta, aktualisht i ndodhur në burg, ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Në postimin e tij, Meta ka theksuar se ky është një moment i vështirë për familjen Thaçi dhe për gjithë popullin shqiptar.

“I pikëlluar nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ngushëllimet më të ndjera për Presidentin Thaçi dhe për familjen e dashur Thaçi, që në këto momente dhembjeje për humbjen e njeriut të tyre të dashur, përballet edhe me mungesën e Hashimit, i cili po mbron luftën çlirimtare të UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi kriminal i regjimit të Millosheviçit dhe që rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
I paharruar kujtimi i Bacës Haxhi!
Të prehet në paqen e merituar!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit