Pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout në Laç është kthyer në një traditë të përvitshme për besimtarët, duke tërhequr çdo të martë besimtarë nga gjithë Shqipëria dhe përtej, jo vetëm katolikë, por edhe ata të besimeve të tjera.
Gjatë këtyre pelegrinazheve, besimtarët shprehen se kanë gjetur shpresë dhe shpesh kanë prekur mrekullitë që besohet të ndodhin falë besimit të fortë.
Kisha, që ndodhet në majë të malit, është e vjetër dhe ka një histori që daton që nga viti 1300, kur u ndërtua nga vëllezërit françeskanë. Pas shkatërrimit gjatë periudhës komuniste, kisha u rinovua në vitin 1990.
Për të siguruar mbarëvajtjen e ritualeve, autoritetet kanë hartuar një plan masash, me mbështetje të forcave policore dhe Bashkisë së Kurbinit, për të menaxhuar fluksin e madh të besimtarëve dhe trafikun në zonë.