Papa Françesku i cili ndodhet në spitalin Agostino Gomelli në Romë ka reaguar në lidhje me luftërat dhe dëmet e shkaktuara nga sulmet.
Papa në letrën drejtuar gazetës Corriere della Serra i referohet demosdoshmërisë që të mbizotërojë paqja dhe çarmatimi.
“Ka shumë nevojë për reflektim. Lufta shkatërron shoqëritë dhe mjedisin tonë, pa ofruar zgjidhje për konfliktet. Diplomacia dhe organizatat ndërkombëtare kanë nevojë për mbështetje dhe besueshmëri të re. Fetë, gjithashtu, mund të mbështeten në shpirtëroren e popujve për të ringjallur dëshirën për vëllazëri dhe drejtësi, shpresën për paqe”, shton Papa.