Policia britanike ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar të krimit të udhëhequr nga shqiptarë, të cilët maskoheshin si punëtorë për të vjedhur energji elektrike dhe mbështetur prodhimin e drogës në Britani.
Hetimi filloi pas shqetësimeve të banorëve të Middlesbrough, të cilët panë një grup punëtorësh që gërmonin linjat elektrike, duke shkaktuar shpërthime të vogla. Sipas Daily Mail, ky aktivitet dyshimtar çoi në zbardhjen e një rrjeti mafioz shqiptar që përdorte energjinë e vjedhur për të mbështetur fermat e kanabisit.
Në vitin 2023, pas një operacioni të koordinuar, autoritetet britanike arrestuan 8 burra dhe zbuluan se ky operacion përfshinte mbi 32 zona dhe 100 ferma kanabisi. Hetimet zbuluan se udhëheqësit e këtij rrjeti ishin bazuar kryesisht në Dubai dhe ishin ende të lirë.
Daily Mail thekson se bandat përdornin teknologjinë hidroponike për të rritur bimët në ambiente të mbyllura dhe punësoheshin punëtorë të trafikuar nën kushte të rënda për të operuar këto fermat e drogës.