72 pacientë nga zjarri në klubin Puls në Koçan janë duke u trajtuar jashtë vendit, pasi dje janë dërguar edhe 21 pacientë të tjerë. Në Shkup janë në trajtim 98 pacientë.
Gjatë ditës së djeshme, sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët janë shpërndarë nëpër institucionet shëndetësore në mbarë vendin, përkatësisht në Qendrën Klinike në Shkup – 52 pacientë, në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” – 17 pacientë, në Klinikën Universitare “Shën Naum Ohri” – 12 pacientë, në Klinikën e Toksikologjisë – 10 pacientë, Axhibadem Sistina – 7 pacientë.
Dje janë transferuar për trajtim jashtë vendit 21 pacientë, përkatësisht në Lituani – 4 pacientë, Austri – 2 pacientë, Slloveni – 2 pacientë, Republikën e Serbisë – 12 pacientë dhe Republikën e Bullgarisë – 1 pacient.
Tragjedia në Koçan, Ahmeti i përgjigjet Mickoskit: Dorëzo çelësat e qeverisë