Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Spanjën jugore. Si pasojë autoritetet kanë evakuuar 350 shtëpi dhe kanë mbyllur shkollat sot.
Shefi i mbrojtjes civile të Andaluzisë Antonio Santh njoftoi se 19 lumenj në rajon ishin në alarm të kuq të martën për shkak të përmbytjeve.
Moti i keq ka përfshirë nga Malaga në brendësi, duke prekur zonat afër Seviljes dhe Kordobës. Ndërsa 40 autostrada në Andaluzi, si dhe disa linja hekurudhore, u vunë jashtë funksionit për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
La borrasca Laurence deja clases suspendidas, rescates en helicóptero, atrapados en vehículos y carreteras cortadas en Andalucía https://t.co/B0tvPndlZ4 pic.twitter.com/qp3IUO2MRh
— EL MUNDO (@elmundoes) March 18, 2025