Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka zhvilluar sot një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Në takim u diskutua mbi thellimin e bahskëpunimit të institucioneve dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.
Fokusi kryesor ishte roli i policisë në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm. Në mënyrë që të parandalohen krimet zgjedhore, siç janë blerja e votave, presionet ndaj votueseve dhe keqpërdorimi i burimeve gjatë fushatës.
“Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe me institucionet e tjera. Askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pa u përballur me pasojat ligjore.”, tha Proda.
Ndërsa Celibashi tha se policia është një partner i rëndësishëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.