Drejtuesi politik i Njësisë 3, Klevis Balliu, ka prezantuar sot kandidatët për deputetë në këtë zonë, Ilir Alimehmeti dhe Lili Sula.
Gjatë një takimi me demokratët, Balliu theksoi se fitorja e Aleancës për Shqipërinë Madhështore është e padiskutueshme në zgjedhjet e 11 Majit.
Ai bëri thirrje për bashkim mes qytetarëve për të rivendosur normalitetin politik, demokracinë, dhe për të përmirësuar ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë.