Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit dhe ka kërkuar nga Turqia që të respektojë parimet demokratike.
Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi këtë ngjarje si “thellësisht shqetësuese” dhe theksoi se, si anëtare e Këshillit të Evropës dhe kandidate për anëtarësim në BE, Turqia duhet të mbështesë vlerat demokratike, duke i dhënë prioritet të drejtave të zyrtarëve të zgjedhur.
“Si një anëtare e Këshillit të Evropës dhe një kandidate për anëtarësim në BE, Turqia duhet të mbështesë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.
Pra, ne duam që Turqia të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, por kjo kërkon një angazhim të qartë ndaj rregullave dhe praktikave demokratike dhe është thelbësore që Turqia të respektojë këto parime themelore,” tha Ursula von der Leyen.