Zëdhënësja e qeverisë franceze, Sophie Prima, ka deklaruar se kushtet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin për armëpushimin në Ukrainë, sidomos ndërprerja e ndihmës perëndimore për Kievin, janë joreale.
Ajo theksoi se ka ende një rrugë të gjatë për të arritur një zgjidhje paqësore dhe se një bisedë telefonike mes presidentëve Trump dhe Putin nuk mund të çojë në marrëveshje pa përfshirjen e Ukrainës dhe Evropës.
Në këtë kuadër, presidenti francez Emmanuel Macron pati një bisedë telefonike me Trump, dhe më pas kontaktoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë të BE-së.