-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj: Shoqërimi i qytetarëve në mitingun e PS-së, i stisur nga policia

Kryesoret

Demokrati Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë mitingut të Partisë Socialiste në Lezhë, ku tre qytetarë u shoqëruan nga policia. Gjekmarkaj, i cili ishte i pranishëm në komisariatin e Lezhës për të ndërmjetësuar, tha se shoqërimi i këtyre personave ishte një konflikt i stisur nga policia bashkiake.

Ai theksoi se protesta e qytetarëve ishte paqësore dhe se ata kishin hapur një parrullë që lexonte “Na u zu fryma”, duke denoncuar ndotjen që po vjen nga një fabrikë në zonën e Lezhës.

Gjekmarkaj kritikoi përdorimin politik të policisë dhe theksoi se protesta është një akt normal në një vend demokratik, ndërsa protestuesit kthehen në shtëpi pas manifestimit, dhe jo në komisariat. Ai shtoi se ky veprim është një tentativë për të shtypur zërat kritikë dhe se qytetarët po i merret “fryma” nga ndotja e ambienteve të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit