Gjykata e Gjirokastrës ka ekzekutuar 16 masa sigurie. Gjakata ndaj 4 punonjësve ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, 6 me “arrest në shtëpi”, dhe 6 të tjerë me “detyrim për paraqitje”. Ndërsa një ish-punonjës me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, është shpallur në kërkim.
Nga hetimet dyshohen se punojësit dhe ish punonjësit e OSHEE Gjirokastër kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike. Me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua në banesën e njërit prej të arrestuarve: 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre. Gjithashtu, janë sekuestruar sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.
Të arrestuarit:
-S. K., 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;
-R. Gj., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;
-R. B., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
-I. B., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.
Masa e sigurisë “arrest shtëpiak”:
-Xh. B., 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;
-E. Xh., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;
-R. S., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
-S. R., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
-S. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
-T. B., 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.