Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka marrë vendim për disa persona, përfshirë punonjës të policisë, të dyshuar për lidhje me trafikimin e emigrantëve dhe aktivitete të tjera kriminale.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm ndalimin dhe ka caktuar masat e sigurimit. Alfred Kondi, kryekomisar dhe shef i Sektorit të Krimit të Organizuar, është arrestuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Shpërdorim të autoritetit policor”, ndërsa Ili Muho, Kleodor Kazo, dhe Bledar Mustafaraj, janë arrestuar për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.
Gjithashtu, Xhevit Dine, nënkomisar, është vendosur në arrest shtëpie. Hetimet kanë zbuluar përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme, duke përfshirë trafikimin e emigrantëve dhe kontrabandën e mallrave.