Vetingu i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit Erind Reovica.
Ai u shkarkua nga detyra në 10 shkurt 2022 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ‘kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, se ishte i papërshtatshëm për profesionalizmin dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia’.
“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 508, datë 10.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Erind Reovica”, thuhet në vendimin përfundimtar të KPA-së.