11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manastirliu: Mbështetje për 50 mijë studentë, bursa sa paga minimale

Kryesoret

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, deklaroi se qeveria mbështet 50,000 studentë në Shqipëri përmes bursave dhe tarifave të ulura ose të hequra.

Ajo tha se studentët që ndjekin programet prioritare të studimeve do të përfitojnë bursa sa paga minimale.

Manastirliu gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së studentëve në vendimmarrjen e universiteteve dhe njoftoi zhvillimin e Sondazhit Kombëtar të Studentëve që do të zhvillohet nga 21 prilli deri më 23 maj 2025, për të mbledhur mendimet e studentëve për cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri.

“Përfshirja e studentëve në zhvillimin e arsimit të lartë mbetet prioritet për ne.

Përmes mbështetjes studentore, ne mbështesim rreth 50 mijë studentë përmes bursave direkte, me tarifa të reduktuara ose tarifa zero për programet e studimit, përmes bursave sa paga minimale për studentët që ndjekin programet prioritare të studimeve.

Janë rreth 300 studentë, së bashku me ata ekselentë, të cilët mbështeten nga programi i bursave për programet prioritare.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit