-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja trepalëshe/ Kroacia i përgjigjet Beogradit: Nuk do të pyesim më

Kryesoret

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anusic, ka reaguar ndaj kritika nga Ministria e Jashtme e Serbisë për marrëveshjen trepalëshe Kroaci-Shqipëri-Kosovë. Ai theksoi se ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin për veprimet e saj, duke shtuar se shteti i tij do të nënshkruajë marrëveshje me kë të dojë.

Anusic theksoi se bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën është i rëndësishëm për shkëmbimin e njohurive dhe mbështetje në rrugën euroatlantike të këtyre dy vendeve.

“Ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se çfarë guxon të bëj dhe si duhet ta bëj, dhe kjo nuk do të përsëritet më kurrë. Kemi 35 vjet që jemi shtet i pavarur, kemi kaluar pesë vite agresion dhe politikë që mbrojti një narrativë të tillë. Kroacia do të nënshkruajë deklarata me kë të dojë dhe bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën është i fokusuar në shkëmbimin e njohurive, bashkëpunimin ndërmjet industrive ushtarake, mbështetjen për rrugën euroatlantike të Shqipërisë dhe Kosovës…”, shkruan Anusic në rrjetin “X”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit