Detaje të reja kanë dal në lidhje me sulmin ndaj “CFO Pharma” të biznesit të Nadir Çaushollit.
Sipas News 24, pista ku po fokusohet grupi hetimor është aktiviteti i biznesmenit nadir Çaushollit, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në marrjen dhe dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022. Ndërsa pista tjetër është ajo e konkurrencës.
Hetuesit dyshojnë se autorët e sulmit janë paguar nga persona të tretë për të kryer sulmin me armë.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ende nuk është zbuluar ndonjë provë e rëndësishme që mund të çojë në identifikimin e autorëve dhe nga pamjet e makinës së tyre nuk janë qarta.