Të tjera pamje tronditëse publikohen nga tragjedia në diskotekën e Koçanit duke zbuluar tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve.
Nga lokali i natës, që atë natë ishte mbushur disa herë mbi kapacitetin, qytetarët duken teksa shtyjnë njëri-tjetrin, në përpjekje për të dalë jashtë, ndërkohë që vendi është mbuluar nga tymi i zjarrit.
“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt”, dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve në videon që ka siguruar TV Shenja. Nga tragjedia, humbën jetën 59 persona. Nga zjarri, janë lënduar 196 persona, prej të cilëve 20 fëmijë.