Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryetarit të Bashkisë së Stambollit dhe liderit të opozitës turke, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë.
Në një postim në Facebook, Berisha ka theksuar se ky veprim është një përpjekje për të eliminuar opozitën në Turqi dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Imamoglu dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Postimi i plote
“Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.