Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë një denoncim të ri në lidhje me statuset që Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, kishte shpërndarë në rrjetet sociale. Sipas Berishës, këto reagime dhe sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në çështjen e tij, janë shkruar nga vetë Edi Rama dhe zyra e tij.
Në postimin e tij, Berisha publikon dëshminë e një qytetari dixhital, i cili thotë se Veliaj nuk ka pasur dijeni për këto postime dhe se këto janë urdhëruar nga Rama dhe ekipi i tij.
“Breaking News!
Dëshmi tronditëse!
Statuset e Erion Velisë kundër prokurorëve, i shkruante Edi Rama dhe zyra e tij!
📩 Lexoni dëshminë e qytetarit dixhital!
Pershendetje dr Erion Veliaj nuk eshte ne dijeni te statuseve te fb , ashtu sikurse Veluaj nuk ka shkruajtur asnje status kunder SPAK . Apsi kryeredaktori eshte GJITHMONE EDI RAMA.
Zyra e shtypit merr urdhra dhe detyrohet nga Rama , Mazniku dhe Fuga.
Erion Veliaj delegon firmen Nenkryetares se re Sara Goxhaj, por Rama urdheron shkarkimin e menjehershem per Sara Goxhaj dhe sekretarin e pergjithshem Alban Dokushi. Pas daljes se ketij urdheri nga kryetari ne fuqi Erion Veliaj, Rama shkon ne bashki me britma dhe urdheron ne oret e vona Protokollin te veproj. Dy persona qe jane krahu i djatht i Veliaj njihen per kontributin e tyre ne bashki dhe ne Partine Socialiste.”