Gou Jiaxuan lojtari i Bajern Munih ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga Bajern Munih dhe tregojnë se lojëtari iu nënshtrua pasojave të një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë me 6 shkurt.
“FC Bajern është në zi për ndarjen nga jeta të Guo Jiaxuan, ish-lojtarit të skuadrës botërore, i cili ka vdekur në moshën 18-vjeçare në vendlindjen e tij, Kinë. Ai iu nënshtrua pasojave të një dëmtimi të rëndë në kokë pas një aksidenti tragjik gjatë një ndeshje stërvitore në Spanjë më 6 shkurt. Mendimet e klubit janë me familjen dhe miqtë e tij. Qendërmbrojtësi ishte pjesë e skuadrës botërore të FC Bajern në 2023, e cila u jep lojtarëve të talentuar nga e gjithë bota mundësinë për t’u shfaqur për futbollin profesionist. Jiaxuan gjithashtu përfaqësoi Kinën në nivelin e të rinjve”, shkruhet në njoftimin e klubit bavarez.