-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kingji takon zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sfidat e sigurisë dhe arsimin në mbrojtje

Kryesoret

Një ekip nga Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s zhvilloi një vizitë zyrtare në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Forcat e Armatosura (FARSH). Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, u takua me dekanen dhe zv/komandanten e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s, Suzanne Nelsen. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mbi sfidat e sigurisë dhe mundësitë e reja për arsimim në fushën e mbrojtjes.

Kingji theksoi rëndësinë e shkëmbimit të ekspertizës dhe përvojave nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve, duke e cilësuar këtë si thelbësore për përgatitjen e liderëve të fushës dhe avancimin e kapaciteteve strategjike të Forcave të Armatosura shqiptare.

“Shkëmbimi i ekspertizës dhe përvojave nëpërmjet kurseve dhe trajnimeve është thelbësor për përgatitjen e liderëve të fushës dhe avancimin e kapaciteteve tona strategjike”, tha Kingji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit