Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, do të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 prill, sipas një burimi qeveritar.
Carney, pasuesi i Justin Trudeau, po udhëheq një qeveri të pakicës dhe synon të fitojë shumicën në Parlament. Në një kohë kur Kanadaja përballet me tensione tregtare me SHBA, Carney po përdor përvojën e tij si bankier qendror për të siguruar besimin e kanadezëve në një periudhë të pasigurt ekonomike.
Kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për një luftë tarifore, do të jenë një nga çështjet kryesore të fushatës.