Ditën e sotme rreth orës 12:00 një 60-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë me dëmtime në kokë në fshatin Balldre të Lezhës.
Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë. Menjëherë 60-vjeçari është transportuar për në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.