Maqedonia e Veriut ka përcjellë këtë të enjte për në banesën e fundit, trupat e 59 të vdekurve nga zjarri që përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 marsit. Trupat u varrosën në zona të ndryshme të vendit, përfshirë Koçanin, Shtipin, Shkupin, Strumicën dhe fshatin Obleshevë.
Qeveria maqedonase shpalli shtatë ditë zie në nderim të tyre.