Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Aliçkaj, ka deklaruar se lobi shqiptari ishte i dyti më i madh në SHBA, pas lobit hebre.
Ai ka thënë të enjten në “Konfront” të KTV-së se situata në kohën e luftës ishte ndryshe pasi tha se masakrat serbe dhe dokumentimi i tyre ndikonin te kongresistët.
“Ne kemi qenë lobi i dytë pas lobit hebre më i fortë në SHBA, por situata ka ndërruar. Ne i kishim fëmijët e masakruar dhe i merrnim nga Koha Ditore fotografitë e njerëzve të masakruar.
Kur shkonim në takim me senatorë dhe kongresistë, lobimin e kemi bërë në Kongres. Shtëpia e Bardhë gjithmonë ka interesa dhe duhet bërë presion e me SHBA-në duhet punuar gjithmonë”, ka thënë Aliçkaj.
Ai ka shtuar se nëpërmjet pamjeve ishtE më lehtë të lobohej pro Kosovës, derisa shtoi se e tërë veprimtaria në SHBA bëhej në baza vullnetare.