Pjesa e parë e ndeshjes Angli-Shqipëri në “Wembley” është mbyllur me avantazh minimal 1-0 për “Tre Luanët”.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 20-të, kur Lewis-Skelly kaloi në epërsi Anglinë pas një asistimi nga Jude Bellingham.
Me këtë rezultat, Shqipëria ka arritur të mbajë veten, edhe pse ka pësuar disa rrezikime, duke shpresuar për një rikthim në pjesën e dytë.