-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anulimi i fluturimeve në aeroportin Heathrow, sekretarja e transportit thirrje: Mos udhëtoni

Kryesoret

Aerporti i Heathrow është mbyllur ditën e sotme për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, pasi një zjarr shpërtheu në një nënstacionin elektrik.

Sekretarja e Transportit Heidi Alexander tha se ajo ka folur me shefin ekzekutiv të aeroportit Heathrow dje është e siguruar se po punojnë pa u lodhur për të rihapur sa më shpejt të jetë e mundur. Ajo ka falenderuar shërbimet e urgjencës për përgjigjen e tyre dhe u bën thirrje pasagjerëve të mos udhëtojnë derisa të ketë një njoftim të dytë.

Sipas BBC, kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan thotë se furnizuesit e energjisë elektrike po punojnë shumë për të rivendosur energjinë në zonë.

“Unë e di se kjo do të jetë jashtëzakonisht zhgënjyese për mijëra njerëz që presin të udhëtojnë drejt dhe nga Heathrow sot, familjet të cilave u është ndërprerë energjia elektrike dhe udhëtarët të cilëve u është ndërprerë udhëtimi,” thotë ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit