13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështimi në Angli, Silvinjo: Shpirti shqiptar me zemër në fushë ishte gjëja pozitive

Kryesoret

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo shpjegoi humbjen 2-0 ndaj Anglisë. Tekniku kuqezi deklaroi se gjëja pozitive që mund të marrë nga kjo ndeshje është shpirti dhe zemra e dhënë në fushë.

“Kjo është një fushë e vështirë. Goli i dytë e mbylli ndeshjen. Jemi të zhgënjyer, por dua t’i bëj komplimente lojtarëve. E kishim përgatitur kështu ndeshjen.

Uzuni është i shpejtë dhe luan në mbrojtje. Në pjesën e dytë provuam edhe me Brojën. Ndaj lojtarëve të Anglisë që janë të mëdhenj, është e vështirë që të depërtosh në mbrojtje.
Shpirti shqiptar, me zemër në fushë, është gjëja pozitive nga kjo ndeshje. Në ndeshjet e tjera duhet të jemi në lojë deri në minutën e 70-të.

Duhet të flasim me mjekët për Strakoshën. Edhe Laçi ka marrë një goditje dhe është koha për të shikuar gjendjen e lojtarëve”, deklaroi Silvinjo. Shqipëria do të luajë sfidën e radhës ndaj Andorrës në Tiranë, të Hënën e 24 Marsit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit