-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pastroi njerëzit e Veliajt/ Flet kryetarja Ristani: Tani kemi Ramën pranë bashkisë

Kryesoret

Flet për herë të parë në media kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani pas furtunës së shkarkimeve dhe përplasjes Rama-Veliaj.

Vetëm pak minuta pasi u njoftua shkarkimi i n/ kryetares Sara Goxhaj dhe sekretarit të përgjithshëm Alban Dokushi, Ristani deklaroi se lëvizjet janë bërë në bazë të ligjit dhe rregullores dhe se nuk ka asnjë krizë institucionale.

Këto vendime kanë krijuar një keqkuptim. Nuk ka asnjë krizë funksionale në bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe vizion. Ne nuk do të ndalemi së punuari për Tiranën.

Më lejoni të ndaj me ju një mesazh personal; kam qenë pjesë e ekipit të Veliajt për më shumë se 10 vite. Unë besoj shumë fort që mënyra më e mirë për të nderuar punën e Veliajt është që bashkia të vijojë punën.

Dua të shpreh mirënjohjen time për zotin Rama që nuk i është gjendur pranë vetëm stafit por të gjithë Tiranës. Për cdo qytetar që ka probleme me bashkinë, të gjitha kanalet e komunikimit janë të hapura.

Unë drejtoj një institucion që udhëhiqet mbi bazë të rregullores dhe ligjit dhe cdo lëvizje apo qarkullim stafi bëhet mbi këto parime. Kryetari dje ua njoftoi vetë dje anulimin e urdhrit të parë, të gjitha këto janë në protokoll” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit