Para fillimit të ndeshjes Angli-Shqipëri, stadiumi i “Wembley” nderoi legjendën e futbollit anglez, Xhorxh Isthem. Ish-sulmuesi i njohur, që u nda nga jeta në dhjetorin e vitit të kaluar, ishte një figurë kyçe për Anglinë, duke fituar Kupën e Botës në vitin 1966 me “Tre Luanët”.
Momenti u shoqërua me duartrokitje të fuqishme nga të gjithë tifozët në stadium, të cilët u ngritën në këmbë për të nderuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për futbollin.
Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026, dhe ky moment i nderimit të legjendës ishte një pjesë emocionuese e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Momenti kur i gjithë stadiumi nderon legjendën angleze: (VIDEO)