-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjekësia ligjore zbardh shkakun e vdekjes së 59 viktimave në Maqedoni

Kryesoret

Profesori Aleksandar Stankov shpjegoi se 59 të rinjtë që humbën jetën në diskotekën “Pulse” vdiqën kryesisht nga mbytja nga tymi pas zjarrit. Katër prej tyre kishin lëndime të brinjëve dhe vdiqën nga asfiksia kompresive.

Viktimat, të moshës 16-29 vjeç, ndërruan jetë për shkak të asfiksimit dhe djegieve.

“U bënë autopsi 59 personash. Shumica e tyre, ose 70 për qind e tyre, janë nga mosha 16 deri në 29 vjeç. Nga të vdekurit 16 janë femra dhe 43 meshkuj. Shkaku i vdekjes për të 59 viktimat ka qenë i dhunshëm dhe ka ndodhur për shkak të mbytjes së dhunshme dhe lidhet drejtpërdrejt me zjarrin në diskotekën Pulse. Disa prej tyre janë konstatuar me djegie të shkallës së parë dhe të dytë, ndërsa tre persona kanë djegie të shkallës së katërt. Shkaku i vdekjes është mbytja.

Në periudhën e ardhshme, gjatë muajit mars, presim të përfundojnë të gjitha raportet lidhur me autopsitë. Mund të na duhet më shumë kohë për të kryer analiza toksikologjike, të cilat, në realitet, kërkojnë kohë për t’u kryer. Çdo gjë që bëjmë do ta dorëzojmë në Prokurori. Veshjet dhe sendet personale të të ndjerve të gjetura gjatë autopsisë ndodhen në Institutin dhe janë nën juridiksionin e Prokurorisë Publike. Se çfarë do të ndodhë me ta do të vendosë Prokuroria Publike, pasi ato mund të merren si prova në procedurë gjyqësore”, tha profesori dr. Stankov.

Identifikimi i viktimave është bërë përmes ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve.

“Identifikimet janë kontrolluar disa herë, sepse në këto kushte nuk mund të lejojmë asnjë gabim. Është dashur të kontrollojmë disa herë për të shmangur ndonjë gabim dhe e kemi përfunduar punën në një periudhë mjaft të shpejtë. 

Profesori theksoi se monoksidi i karbonit vepron shumë shpejt në kushte tymi, duke i pamundësuar viktimat të shpëtojnë. Ai shkakton dhimbje koke, të vjella, marramendje, pavetëdije, çorientim, paralizë muskulore dhe pamundësi për të lëvizur.

“Por këtu duhet të keni parasysh edhe gjëra të tjera, siç është mbytja e ambientit, sepse flaka që digjet harxhon oksigjen, kështu që përveç ndikimit të monoksidit të karbonit, kemi edhe një sasi të reduktuar të oksigjenit”, u përgjigj profesor Stankov.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit