Në Tiranë lëshohen 11 urdhër-arreste mes tyre edhe një oficere nënkomisare e Komisariatit nr.4. Ndërsa është shpallur në kërkim një grua kolumbiane e cila aktualisht ndodhet atje.
Kolumbiania në Shqipëri kishte një taksixhi kryesor që merrej me vajzat si tutor dhe i dërgonte asaj paratë përmes bitcoin dhe wester union.
Gocat që vinin nga Kolumbia priteshin në Rinas dhe akomodoheshin kryesisht nëpër airbnb. Ndërsa çmimet që paguheshin nga klientët ishin të larta nga 200 deri në 250 euro.
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, arrestohen 12 tutore, mes tyre një oficere policie