Në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, u nënshkrua një komunikatë e përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Komonuelthit të Dominikës.
Dokumenti u firmos nga ambasadori shqiptar Uran Ferizi dhe Komisionerja e Lartë e Dominikës, Janet Charles.
Ky hap historik shënon fillimin e një bashkëpunimi të ri diplomatik, duke forcuar lidhjet mes dy shteteve në fusha si ekonomia, kultura, arsimi dhe mbrojtja e vlerave demokratike.