-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja për mbrojtjen Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Vengu: E kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Vengu shprehet se kjo marrëveshje është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shteteve sovrane. Ai nënvizon se ky bashkëpunim është për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës ne mekanizmat rajonalë.

“Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karrikes boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe.

Në historinë e saj, Shqipëria nuk ka precedente marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dem të fqinjeve, siç e kanë pasur shtete të tjera.

Për rrjedhojë, krahas kureshtjes së ekspertëve të dramave rajonale dhe atyre që mezi presin të gjejnë një vesh për të dëgjuar rënkime, nuk e kemi aspak problem të publikojmë marrëveshjen tripaleshe”, shprehet Vengu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit