Policia e Korçës ka arrestuar 10 persona, ku tre prej tyre ishin pronarë lokalesh dhe ata organizonin lojëra fati.
Gjatë operacionit të kodura “Cazino”, policia arrestoi Klajdi Leka., 21 vjeç, Gjergji Panolli 36 vjeç, dhe Alfred Male57 vjeç banues në Korçë dhe Mborje, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
Ndërsa Leonard Muçollari, Elton Ryka, Elton Sovjani, Ermir Kanollari, Mateas Kanollari, Rudenc Mucollari, Agron Tushini., për veprën penale ” Organizimi i lotarive të palejuara”, të gjithë banues në Korçë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.