Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim në Kavajë me ish-Presidentin Alfred Moisiu. Ajo ka shpërndarë disa foto të këtij momenti në rrjetet e saj sociale, ku shpreh mirënjohjen për këtë figurë të shquar të qytetit dhe të Shqipërisë.
“Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë. Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij,” ka shkruar Spiropali në rrjetet sociale.