Në një zhvillim të papritur, Ukraina ka pranuar të mbajë zgjedhje presidenciale, pavarësisht luftës që vazhdon në vend, ka deklaruar Steve Witkoff, dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Witkoff njoftoi këtë vendim gjatë një intervistë për Fox News, duke theksuar se udhëheqja ukrainase ka rënë dakord për zhvillimin e zgjedhjeve, edhe pse kushtetuta e Ukrainës e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve në kohë lufte.
Ai gjithashtu diskutoi mundësinë që Ukraina të mos bëhet anëtare e NATO-s nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë, por përmendi se kjo mund të përfshijë garanci sigurie të ngjashme me ato që ofron NATO. Ky është një çështje e hapur dhe do të diskutohet më tej.