Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një fjalimi në Napoli, u shpreh se diasporën shqiptare do të luajë një rol të rëndësishëm në shpëtimin e Shqipërisë.
Ai tha se, pas 50 ditëve vendimtare që kanë mbetur, shqiptarët jashtë do të kthehen për të ndryshuar fatin e vendit dhe për të shpëtuar kombi nga regjimi aktual. “Edi Rama, prisni diasporën, ajo po vjen për të shpëtuar Shqipërinë”.
“Napoli është dheu i personaliteteve në të gjitha fushat e njerëzimit. Italia dhe Napoli kanë pritur ndër shekuj nga pësimi te brigjet dhe tjetërsimi. Vënia e emigracionit salinist pas ndryshkimit të diktaturës. Zoti e bekoftë Italinë dhe kombet e saj.
Ju, njerëz të ndershëm, erdhët në këtë vend për sakrificën për një jetë më të mirë dhe dhatë kontribut në të gjitha fushat që bëjnë krenar çdo shqiptar. Fakti është që sot jeni krenaria e vërtetë kombëtare. Miqtë e mi, po shkojmë drejt raundit të fundit të betejës sonë, drejt 50 ditëve që kanë mbetur. Këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kam deklaruar me bindjen time më të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare.
Njëlloj si dikur, shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do ta shpëtojnë Shqipërinë. O, Edi Rama, diaspora po vjen për të shpëtuar mëmëdheun. Po vjen, ti do të shohësh Shqipërinë të shpëtohet nga regjimi që do të lërë pas vetëm lakminë e eskobarëve, të gjithë banditët dhe kriminelët. Edi Rama, me ditët e tij të numëruara, diaspora po vjen.”