17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron njofton samitin për Ukrainën në Paris, Zelensky do të jetë i pranishëm

Kryesoret

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar organizimin e një samiti të rëndësishëm për çështjen e Ukrainës, që do të mbahet javën e ardhshme në Paris, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Gjatë këtij samiti, do të finalizohen masat për mbështetje afatshkurtër për ushtrinë ukrainase, me fokus në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurimin e garancive europiane të sigurisë.

Macron theksoi se diskutimet për garancitë e sigurisë do të nisin vetëm kur Rusia dhe Ukraina të arrijnë një armëpushim të qëndrueshëm. Ai gjithashtu njoftoi strategjinë e riarmatimit të Europës, duke synuar rritjen e pavarësisë dhe sigurisë të kontinentit.

Samiti do të shërbejë gjithashtu për të shqyrtuar përgatitjet e buxhetit për mbrojtjen, Inteligjencën Artificiale dhe sfidat e tjera të teknologjisë dhe tranzicionit klimatik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit