Në konferencën për mediat para ndeshjes së nesërme ndaj Andorrës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, konfirmoi se mbrojtësi Arlind Ismajli do të mungojë për shkak të ripërsëritjes së dëmtimit fizik.
Silvinjo tha se, për të arritur ëndrrën e kualifikimit në Botëror, skuadra duhet të bëjë sakrifica të mëdha dhe të tregojë dëshirën për të luftuar deri në fund.
“Lojëtarët duan të bëjnë më të mirët. Jam i pari që do t’i thoja faleminderit një lojëtari që nuk është i gatshëm fizikisht të luaj.
Nëse duam të arrijmë ëndrrën duhet të sakrifkojmë shumë. Ismajli pati një përsëritje të gjendjes fizike dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme. Ka një dëshirë më të madhe të jetë me ekipin, dhe ai ka një zemër shumë të madhe. “, tha Synvinho.