Presidenti Bajram Begaj u nis sot drejt Austrisë për një vizitë zyrtare me homologun autriak Alexander Van der Bellen.
Sipas axhendës, Begaj në fillim do të takohet me presidentin Van der Bellen ku do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas Begaj do të takojë edhe kryeministrin e ri të Austrisë, Christian Stocker.
Gjatë qëndrimit në Austri, Begaj do të takohet edhe me bashkatdhetarë që jetojnë në Vjenë dhe në Landin e Sipërm të Austrisë, Linz.