Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për zgjedhjet e 11 maj dhe për pashaportën europiane.
I ftuari kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se shqiptarëve nuk u mungon pashaporta pasi sipas tij Shqipërai me Europën ka diferenca të mëdha. Ai nënvizoi se gjeopolitika është kundër pasi shqiptarët po jetojnë në një periudhë të rrezikshme.
“Shqiptarët pashaportën e kanë marrë se studiojnë jetojnë. Kur premtojmë Europën duke të ofrojmë ca standarte. Ky zoti Rama a e bën sistemin arsimor që fëmijët tonë pretendojnë se do shkojnë disa ekslenca në Europë. A i bën këto, këto si bën dot. Pra krijohet narravtva e vjetër. I mungon shqiptarëve pashaporta? Statusin e barabartë nuk e jep sepse nuk të mjafton pashaporta për tu bërë i barabartë se në periudhën time do hyni në Europë dhe bashkë me të mirat europiane do të vijnë disa detyrime.
Ne me Europën kemi diferenca të mëdha dhe do ti kemi për dekada. Ky ka nxjerr këtë narrativë që nuk krijon problem dhe e kanë shumë njerëz. Pretendimi që këtë punë e bën vetëm ky dhe me datë 12 nuk është më ky kryeminisitër. Kjo është e turpshme sepse për të ishte për ta bërë e bëje që 12 vjet. Edhe konjuktura gjeopolitike që pretendon ky si e sheh si barcaletë nuk është aq e thjeshtë. Unë them që gjeopolitika fatkeqësisht është kundër nesh sepse jetojmë në periudhë të rrezikshme sepse mundet që populliteti nuk është aq i lumtur. Dmth nga kjo pikëpamje nuk jemi në moment të mirë. Ky mendon që Europa është në hall, që do të mbyll luftën në Ukrainë.Ne duhet të hyjmë në një nivel standartesh sepse nuk i mbushim sepse janë standarte për komunitetin tonë në Shqipëri.”, tha Shehi.