-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani i Rritjes, Marta Kos: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të nxitet zbatimi i reformave

Kryesoret

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e para të Ballkanit Perëndimor që përfitojnë parafinancim sipas Planit të Rritjes së BE-së.

Komisionerja për zgjerim, Marta Kos ka reaguar në lidhje për këtë në plastformën X. Marta Kos nxit dy vendet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të vazhdojnë përpara me reformat.

“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes 🇪🇺!

Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në”, shkruan ajo.

Bashkimi Evropian sot miratoi fondet e parafinancimit për Maqedoninë e Veriut, ndërsa në një mbledhje të parashikuar për nesër do të bëhet edhe për Shqipërinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit