Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të reja për të parandaluar shitjen e biletave në tregun e zi për ndeshjen Shqipëri-Andorra.
Agjentët po monitorojnë rrjetet sociale dhe zonën përreth stadiumit, pas raportimeve për shitje ilegale të biletave me çmime të fryra. Gjithashtu, autoritetet po vlerësojnë situatat e mundshme mes tifozëve, pasi grupe si “Tifozët Kuq e Zi” janë ankuar për mungesën e biletave.
Policia ka vendosur të mbajë nën mbikëqyrje tifozërinë organizuar gjatë ndeshjes për të siguruar një atmosferë paqësore.