Një tjetër tragjedi shqiptare ka ndodhur në Itali. Një aksident tragjik ka ndodhur në Gessopalena të Italisë. Një shqiptar humbi jetën teksa punonte në një fermë. Viktima është Gentjan Muça 31 vjeç.
Traktori ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur duke zënë poshtë shqiptarin. Urgjenca, madje një helikopter u dërgua për t’i shpëtuar jetën të riut, por nuk mund të bënin asgjë. Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar do të varroset në atdhe, në Shqipëri.