Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës u përfshi gjatë mbrëmjes së djeshme nga zjarri, cili rifilloi sërish në të gdhirë të mëngjesit të sotëm për shkak të favorizimit nga era.
Kryebashkiaku Ermal Dredha në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se zjarri nuk rrezikon banesat, ndërsa pohon që të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të fikur zjarrin.
Justifikime që vazhdojnë prej më shumë se një viti dhe bashkia nuk ka dhënë asnjë zgjidhje, vetëm premtime dhe tym kancerogjen për qytetarët.
Avokati i njohur Kujtim Cakrani në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo është pasaporta europiane që Edi Rama po u ofron qytetarëve vlonjatë.
“Këto pamje nuk janë nga Kabuli apo në Gaza jo? Janë pamje nga qyteti bregdetar dhe turistikë i Vlorës.
Djegia e plehrave dhe mbetjeve është kthyer në një normalitet ku çdo 6 muaj atyre ju vihet zjarri dhe qyteti mbulohet jo vetëm nga tymi por edhe sëmundjet çojnë këto plehra në çdo familje Vlonjate.
Vlonjatë, mos harroni në 11 maj të votoni “shqipërinë 2030” dhe “pasaportat europiane” shprehet ai.
Pamje nga Vlora, tymi mbulon qytetin pas zjarrit në fushën e mbetjeve