Eurodeputeti Fredi Beleri ka kallëzuar në Gjykatën e Tiranës drejtorin e Arkivave Ardit Bido, kandidat për deputet, për veprën penale të shpifjes.
Në seancën e pajtimit Beleri nuk u tërhoq nga denoncimi i tij. Bido nuk është tërhequr nga deklaratat e tij publike, të konsideruara si shpifje nga Beleri.
Beleri pretendon se Bido ka shpifur, duke përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë dhe pjesëmarrjen në grupime ultra nacionaliste greke.
Jashtë gjykatës Bido tha para disa muajsh se deklarimet e tij i referoheshin fakteve të pohuara nga studiues grekë.